Më datë 28.04.2026, në SHMKM “Nikolla Shtejn” u realizua një aktivitet edukativ nga zyrtarët policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me përfaqësues të OSBE, në kuadër të fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.
Ligjërata u mbajt në gjuhën shqipe dhe maqedonase nga Mernush Ferati – Inspektor i pavarur në Sektorin për Parandalim, SPB Tetovë.
Gjatë prezantimit nxënësit u informuan për:
kuptimin e armëve të vogla dhe të lehta
rreziqet dhe pasojat nga posedimi dhe përdorimi i paligjshëm i tyre
veprimet e duhura në rast të gjetjes së një arme
rolin e qytetarëve në parandalim dhe raportim
Aktiviteti u zhvillua me qasje interaktive, ku nxënësit morën pjesë aktive përmes pyetjeve dhe diskutimeve duke treguar interes të madh për temën.
Në fund përfaqësuesit e OSBE-së shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative për nxënësit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin në rritjen e ndërgjegjësimit për një mjedis më të sigurt!




