Në amfiteatrin e shkollës sonë sot u organizua një kuiz diturie për nxënësit e viteve të dyta, në lëndët profesionale, në të tri gjuhët mësimore: shqipe, maqedone dhe turke, duke përfshirë të gjitha drejtimet.
Ky aktivitet u realizua nën koordinimin dhe punën e përkushtuar të profesorëve: Shpresa Dauti Muaremi, Elma Mehmedi, Hakim Rakipi, Juliana Dabeska, Gabriela Veselinoska, Salih Mislimi dhe Hatice Zekiri, të cilët me profesionalizëm dhe angazhim të madh krijuan një atmosferë të veçantë, frymëzuese dhe plot energji pozitive.
Në një garë të mbushur me emocion, dije dhe sfidë të ndershme nxënësit treguan aftësi të shkëlqyera dhe shpirt garues shembullor.
Fitues u shpallën:
– në gjuhën mësimore shqipe: vendi i parë MALIK KURIU
– në gjuhën mësimore turke MEDINE IDRIZI
– në gjuhën mësimore maqedone: АNGELINA GJORGJEVSKA
Fituesit u shpërblyen nga shkolla për suksesin e arritur ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan me lëvdata për përkushtimin, seriozitetin dhe dijen e treguar.
Ky kuiz nuk ishte vetëm një garë diturie por një dëshmi e gjallë se shkolla jonë është vend ku dija rritet, ku gjuhët bashkojnë dhe ku nxënësit formojnë të ardhmen e tyre me punë, respekt dhe dashuri për mësimin.
Falënderojmë sinqerisht profesorët të cilët me angazhim të madh krijuan një atmosferë frymëzuese, të ngrohtë dhe plot energji pozitive.
Puna e tyre nuk u kufizua vetëm në organizim por ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit ndaj nxënësve, dijes dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Falë tyre ky aktivitet u shndërrua në një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributin tuaj të çmuar në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.





















