“E ardhmja nis me një zgjedhje të sotme .

Zgjidh me zemër, ndërto me dije, shkëlqe me punë.”

Sot në Sheshi “Iliria” atmosfera ishte e mbushur me energji, buzëqeshje dhe ëndrra për të ardhmen, ku shkollat e mesme të qytetit të Tetovës prezantuan profilet arsimore para gjysëmmaturantëve, prindërve dhe mësimdhënësve të tyre.

Me krenari dhe përkushtim pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e SHMKM “Nikolla Shtejn” të cilët prezantuan drejtimet arsimore, punën, sukseset dhe mundësitë që ofron shkolla jonë.

Ishte kënaqësi të shihnim interesimin, pyetjet dhe entuziazmin e gjysëmmaturantëve të cilët sot hodhën hapat e parë drejt zgjedhjes së profesionit dhe së ardhmes së tyre.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar të edukojë, të frymëzojë dhe të ndërtojë gjenerata të suksesshme, me dije, profesionalizëm dhe vlera njerëzore.