Më datë 28.04.2026, në SHMKM “Nikolla Shtejn” u realizua një aktivitet edukativ nga zyrtarët policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me përfaqësues të OSBE, në kuadër të fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.

Ligjërata u mbajt në gjuhën shqipe dhe maqedonase nga Mernush Ferati – Inspektor i pavarur në Sektorin për Parandalim, SPB Tetovë.

Gjatë prezantimit nxënësit u informuan për:

▪️ kuptimin e armëve të vogla dhe të lehta

▪️ rreziqet dhe pasojat nga posedimi dhe përdorimi i paligjshëm i tyre

▪️ veprimet e duhura në rast të gjetjes së një arme

▪️ rolin e qytetarëve në parandalim dhe raportim

Aktiviteti u zhvillua me qasje interaktive, ku nxënësit morën pjesë aktive përmes pyetjeve dhe diskutimeve duke treguar interes të madh për temën.

Në fund përfaqësuesit e OSBE-së shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative për nxënësit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin në rritjen e ndërgjegjësimit për një mjedis më të sigurt!