Në amfiteatrin e shkollës sonë me iniciativën e Unionit të Nxënësve u organizua një panel diskutimi me temë shumë të rëndësishme dhe aktuale: “Të rinjtë dhe varësia nga mjetet narkotike – pasojat dhe parandalimi.”

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit mbi rreziqet e varësive dhe rëndësinë e parandalimit të tyre përmes informimit, edukimit dhe bashkëpunimit institucional.

Panelistët e ftuar që kontribuan me njohuritë dhe përvojën e tyre ishin:

Prof. Dr. Besa Havziu Ismaili – Fakulteti Pedagogjik UT

Mernush Ferati – Përfaqësues i SPB Tetovë

Arife Ameti – psikoterapiste

Gjatë diskutimit u trajtuan aspekte të ndryshme të fenomenit të varësisë, ndikimi i saj në jetën e të rinjve si dhe mënyrat konkrete të parandalimit dhe mbështetjes psikologjike e institucionale.

Shkolla jonë shpreh mirënjohje të veçantë për panelistët për kontributin e tyre të çmuar, për Unionin e Nxënësve për iniciativën dhe organizimin e këtij aktiviteti me vlerë edukative dhe shoqërore, si dhe falënderim të veçantë për moderatoren Arjana Ibrahimi për drejtimin profesional dhe të suksesshëm të këtij paneli.

Shkolla jonë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje pa hezitim për çdo iniciativë që synon mirëqenien, edukimin dhe zhvillimin e shëndetshëm të nxënësve.