Kur dija takohet me praktikën lind profesioni!

SHMKM “Nikolla Shtejn” po realizon me sukses pjesën e parë të projektit “Punoj dhe mësoj kujdesin intensiv”,projekt i financuar nga RCF – Regional Challenge Fund në kuadër të Investment Forum for Six Chambers for Western Balkans.

Ky projekt për ne nuk është vetëm një investim në hapësirat e shkollës.Është një investim në dijen, aftësitë dhe të ardhmen profesionale të nxënësve tanë.

Gjatë këtij viti përfunduan me sukses punimet konstruktive për ndërtimin dhe përshtatjen e dhomës së kujdesit intensiv në shkollën tonë – një hapësirë e re, moderne dhe funksionale e krijuar për t’u mundësuar nxënësve të mësojnë përmes praktikës dhe të përballen me situata sa më të afërta me realitetin profesional.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte pranimi i pjesës së parë të pajisjeve në kuadër të LOT 2 të furnizuara nga kompania MED Group, ku përfshihen modele dhe simulatorë bashkëkohorë për zhvillimin e aftësive praktike të nxënësve.

Në kuadër të furnizimit me pajisje një pjesë e stafit profesional të shkollës u përfshi në dy sesione trajnimi – një sesion online dhe një sesion me prezencë fizike.

Gjatë trajnimeve u trajtuan në mënyrë praktike:

🔹 prezantimi dhe funksionimi i fantomave dhe simulatorëve;

🔹 mënyrat e përdorimit të pajisjeve;

🔹 mirëmbajtja dhe kujdesi për pajisjet;

🔹 procedurat e servisimit;

🔹 mundësitë e integrimit të simulatorëve në procesin mësimor dhe praktik.

Trajnimet u realizuan nga trajnerët e kompanisë MIT me fokus të veçantë në përdorimin profesional të simulatorëve dhe modeleve të avancuara, ndër të cilët:

ATLAS Adult ALS Simulator P75/1, iSimulate REALITI 360 Plus, Clinical Chloe™ Original Patient Simulator, Laerdal Little Baby QCPR, Laerdal Resusci Baby QCPR, Airway Larry, Infant IV Arm, Infant IV Leg, Advanced IV Hand, Advanced Injection Arm, Geriatric IV Training Arm, Catheterization and Enema Trainer, Nursing Care Wound Kit, Venatech Trainer dhe Intradermal Injection Simulator.

Çdo pajisje e re është një mundësi e re për të mësuar.

Çdo simulim është një përvojë që ndërton siguri profesionale.

Çdo orë praktike është një hap më pranë profesionit.

Në SHMKM “Nikolla Shtejn”besojmë se një profesionist i mirë nuk formohet vetëm përmes librave por edhe përmes punës, praktikës, përvojës dhe përgjegjësisë.

Prandaj, ky projekt është shumë më tepër se ndërtimi i një dhome dhe furnizimi me pajisje.

Është krijimi i një hapësire ku nxënësi mëson duke përjetuar dhe përgatitet për të ardhmen duke punuar në kushte sa më të afërta me profesionin e tij sepse kujdesi për jetën kërkon dije.

Dija kërkon praktikë dhe praktika fillon këtu.

SHMKM “Nikolla Shtejn” – ku dija shndërrohet në profesion!