Një përvojë për t’u kujtuar, një rrugëtim që na pasuroi dhe një sukses që na bën krenarë!
Me shumë krenari përmbyllëm me sukses projektin ndërkombëtar Erasmus+ „The Future of Medical Care” në qytetin e Kayserit-Turqi, ku profesorët dhe nxënësit tanë përjetuan ditë të mbushura me dije, frymëzim, bashkëpunim dhe përvoja të reja.
Ndarja e certifikatave shënoi një moment të veçantë të këtij rrugëtimi duke kurorëzuar ditët e angazhimit, mësimit dhe shkëmbimit të përvojave. Përtej certifikatave secili pjesëmarrës kthehet me diçka shumë më të çmuar: horizonte të zgjeruara, kujtime të bukura dhe përvoja që do të lënë gjurmë në rrugëtimin profesional dhe personal.
Një mirënjohje e veçantë dhe e përzemërt i kushtohet profesor Zeqir Zeqirit, koordinatorit të projektit, i cili me përkushtim, përgjegjësi, profesionalizëm dhe energji të palodhshme ishte një nga shtyllat kryesore të këtij suksesi.
Pas çdo projekti të realizuar me sukses qëndron dikush që beson,angazhohet dhe punon edhe atëherë kur sfidat janë të shumta.
Profesor Zeqiri është dëshmi e dashurisë për arsimin, e përgjegjësisë profesionale dhe e vullnetit për t’u krijuar nxënësve dhe kolegëve tanë mundësi që lënë gjurmë. Për këtë i shprehim respektin dhe falënderimin tonë më të sinqertë!
Falënderime gjithashtu për të gjithë profesorët dhe nxënësit pjesëmarrës, të cilët me entuziazmin dhe dinjitetin e tyre përfaqësuan shkollën tonë dhe kontribuuan në këtë përvojë të bukur.
Krenarë për çdo hap që na çon përpara, për çdo mundësi që u krijojmë nxënësve tanë dhe për çdo përvojë që e pasuron shkollën tonë!
Sepse suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me atë që arrijmë por edhe me atë që mësojmë, me njerëzit që takojmë dhe me gjurmët që lëmë pas !

















