Sot 18 nxënës të shkollës sonë u nisën drejt Turqisë në kuadër të projektit “The Future of Medical Care” – Erasmus Kajseri.
Të shoqëruar nga koordinatori i projektit prof. Zeqir Zeqiri,prof. Romana Sepanovska dhe prof. Salih Mislimi nxënësit do të kenë mundësinë të përfitojnë përvoja të reja, të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e kujdesit shëndetësor dhe të përjetojnë një eksperiencë ndërkombëtare të vlefshme.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit profesional dhe personal të nxënësve tanë, duke i afruar ata më pranë praktikave moderne dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
U urojmë rrugë të mbarë dhe suksese në këtë përvojë të veçantë!




