Sot SHMKM”Nikolla Shtejn” në mesin e 23 shkollave nga RMV, mori titullin SuperSchools dhe nënshkroi marrëveshjen për projektin e fituar nga RYCO me titull “Healthy Futures, Shared Pasts”, në partneritet me shkollën JU Education Center nga Mali i Zi.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm si:
Delegacioni i Bashkimit Evropian,
Ambasada Gjermane, znj. Elena Ivanovska – Sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe z. Fatmir Sabriu – Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, në rolin e përfaqësuesve të Bordit Drejtues të RYCO-s.
Qëllimi i projektit është promovimi i mirëqenies, mirëkuptimit ndërkulturor dhe ndërtimit të paqes përmes dialogut dhe angazhimit të komunitetit. Ai përqendrohet në një koncept të gjerë të shëndetit – fizik, mendor dhe social – duke përdorur metoda arsimore joformale për të zhvilluar empatinë, mendimin kritik dhe kompetencën ndërkulturore.
Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë si profesionistë të ardhshëm të kujdesit shëndetësor, qytetarë aktivë dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me misionin e RYCO-s për pajtim dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.
Ky është një hap i madh për shkollën tonë dhe një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit tanë që të mësojnë, të ndajnë përvoja dhe të ndërtojnë ura miqësie e bashkëpunimi.







