“Nga bankat e shkollës drejt shërbimit ndaj njeriut.”

Unioni i nxënësve te SHMKM”Nikolla Shtejn” së bashku me shef. e mêsimit praktik Fatmir Aliu, pedagogen Zyra Murati, psikologen Svetlana Ristoska si dhe profesoreshat Nermine Muradi dhe Maja Simovska u bënë pjesë e një misioni që tejkalon kufijtë e librave dhe mësimeve të përditshme — misioni i humanizmit, dashurisë dhe buzëqeshjes për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij aksioni humanitar, nxënësit tanë vizituan fëmijët në SHFK “Bratstvo–Migjeni”, duke dhuruar jo vetëm dhurata simbolike por mbi të gjitha ngrohtësi shpirtërore, përqafime dhe vëmendje njerëzore.

Kjo vizitë dëshmoi edhe një herë se shkolla jonë edukon jo vetëm profesionistë të së ardhmes por edhe qytetarë me zemër të madhe dhe vlera të forta njerëzore.

Shpresojmë që në këtë muaj dhjetori të kemi sjellë sadopak shkëlqim, gëzim dhe ngrohtësi në zemrat e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm duke e bërë botën tonë pak më të bukur.

Humanizmi është mësimi më i madh që mund të japë një shkollë!

Leave a Comment