Me nder dhe krenari të veçantë shkolla jonë pati privilegjin të mirëpresë Ministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Komunën e Tetovës.
Kjo vizitë u shndërrua në një festë shpirtërore dhe kombëtare ku përmes një programi të pasur artistik nxënësit tanë dëshmuan se dashuria për atdheun, gjuhën shqipe dhe flamurin kombëtar është e gjallë dhe rrënjosur thellë në zemrat e tyre. Me emocion, përkushtim dhe krenari ata përcollën mesazhin se vlerat kombëtare janë ura që na lidhin shpirtërisht me Shqipërinë pavarësisht kufijve.
Një falënderim i veçantë shkon për SHKA “Xheladin Zeqiri” të cilët me vallet e bukura popullore i dhanë programit ngjyra, ritëm dhe emocion të veçantë duke e bërë këtë ngjarje edhe më madhështore.
Kjo ditë do të mbetet e gdhendur në kujtesën e shkollës sonë si një moment frymëzimi, krenarie dhe dashurie të sinqertë për identitetin dhe kulturën tonë kombëtare!













