Sot në shkollën tonë u zhvillua faza përfundimtare e projektit “Integrimi ndëretnik” në bashkëpunim me shkollën partnere SHMK “Bogdanci” nga Bogdanci.
Në kuadër të këtij projekti u realizuan dy aktivitete kryesore, të cilat synuan forcimin e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe shkëmbimin e dijeve kulturore e profesionale!
Aktivitetet e realizuara
1. Hulumtim dhe vizitë në monumentet kulturore-historike të Tetovës!
Nxënësit zhvilluan një kërkim të strukturuar mbi monumentet kulturore dhe historike të zonës sonë, të cilin e plotësuan me vizita në terren për t’u njohur nga afër me vlerat tona kulturore.
2. Punëtori praktike në kabinetin e farmacisë!
Gjatë punëtorisë praktike, nxënësit përgatitën:
krem antibakterial
locion me acid salicilik
pomadë për kujdesin e buzëve
përzierje kundër akneve
Këto aktivitete u zhvilluan me qëllim avancimin e aftësive praktike në fushën profesionale!
Në aktivitetet e projektit morën pjesë 25 nxënës nga shkolla jonë dhe 5 mësimdhënës:
Ajnur Nuhija, Maja Antoska Serafimoska, Sali Misimi, Marija Jankoska dhe Zilija Fidani.
Po aq pjesëmarrës kishte edhe nga shkolla partnere.
Aktivitetet u realizuan nën drejtimin e kordinatores Svetlana Ristoska dhe zëvendëskoordinatores Zyra Murati!



















