Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në Akademinë Solemne të organizuar nga Unioni i Shoqatave të Infermierëve dhe Mamive të Maqedonisë në kuadër të shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.🩺

Aktiviteti u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë dhe kishte për qëllim promovimin e vlerave të humanizmit, përkushtimit dhe unitetit në profesionin e infermierisë.

Pjesëmarrja e nxënësve tanë në këtë organizim ishte një përvojë e vlefshme dhe një dëshmi e edukimit, përgjegjësisë dhe respektit ndaj profesioneve humane.

Për mbështetjen dhe kontributin e dhënë, shkolla jonë u vlerësua me mirënjohje nga organizatorët e aktivitetit.

Krenarë për nxënësit tanë që përfaqësojnë denjësisht shkollën dhe vlerat që ajo përcjell.

“Profesioni i infermierisë nuk është vetëm punë, por mision njerëzor.”