“Një dorë që ndihmon, një zemër që ndjen , aty fillon ndryshimi i vërtetë.”

Ka momente kur shkolla bëhet më shumë se një institucion – bëhet zemër që rreh për të tjerët.

Nxënësit e SHMKM “Nikolla Shtejn” nën mentorimin e prof. Zilija Fidani të ndarë në grupe nga vitet e para dhe të treta sollën një shembull frymëzues bashkëpunimi me shkollën fillore “Liria”, duke realizuar një projekt që prek shpirtin.

Me duart e tyre,por mbi të gjitha me zemrën plot dashuri ata krijuan një dhomë senzore për fëmijët me nevoja të veçanta ,një hapësirë ku ngjyrat flasin, ku muret marrin jetë dhe ku çdo detaj është menduar për të sjellë qetësi, zhvillim dhe buzëqeshje. Çdo vizatim, çdo ngjyrë e hedhur, ishte një përqafim i heshtur për ata fëmijë.

Por më e bukura ndodhi përtej mureve… në ato çaste të ndara së bashku, në lojëra, në të qeshura të sinqerta, në sytë që shkëlqenin nga gëzimi. Dhuratat, lodrat dhe atmosfera e ngrohtë festive nuk ishin thjesht gjeste, ishin dashuri e dhënë pa kushte.

Ky projekt nuk ndërtoi vetëm një dhomè, ndërtoi ura njerëzore. Na kujtoi se humaniteti, solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlerat që na bëjnë më të mirë si njerëz dhe si shoqëri.

Një përvojë që do të mbetet gjatë në zemrat tona sepse disa mësime nuk mësohen në libra, por ndihen thellë në shpirt.

Krenare me ju !