Me rastin e 7 Prillit – “Ditës Botërore të Shëndetësisë”që përkon edhe me patronatin e SHMKM “Nikolla Shtejn” nxënësit e shkollës sonë, së bashku me profesorët e pjesës praktike ishin pranë qytetarëve në sheshin e qytetit, duke dhënë një kontribut të çmuar për qytetarët.
Me përkushtim, kujdes dhe ndjenjë përgjegjësie ata realizuan matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të glukozës duke e shndërruar dijen në shërbim dhe humanizmin në veprim.
Ky aktivitet nuk është vetëm një praktikë profesionale por një dëshmi e qartë e misionit të shkollës sonë: të formojë jo vetëm profesionistë të aftë por edhe njerëz të ndjeshëm dhe të gatshëm për t’i shërbyer shoqërisë me zemër.
Krenarë për nxënësit tanë dhe për punën e palodhur të profesorëve, vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të shëndetshme!
Mirënjohje e veçantë për kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami si dhe për udhëheqësit e Sektorit për Veprimtari Publike dhe Arsim, për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, që i japin vlerë dhe forcë çdo aktivitetit tonë!














































